Konfirmohet dëmtimi për mesfushorin e Juventusit, mbyll para kohe sezonin

Nicolo Fagioli e ka mbyllur sezonin. Dëmtimi që pësoi mbrëmjen e djeshme ndaj Sevillas është i një shkalle të rëndë, pasi theu klavikulën dhe do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Nicolò Fagioli, i dëmtuar mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, ka pasuar një frakturë në klavikulën e djathtë. Ai do t’u nënshtrohet testeve të tjera instrumentale në J|Medical, më pas do të kryejë një operacion dhe do të nisë procesin e rehabilitimit,” shkruhet në njoftimin e klubit bardhezi për këtë rast.

Për momentin, nuk është ende e qartë se sa do të duhet të qëndrojë jashtë Fagioli, por flitet për një ndalesë prej të paktën dy muajsh. Prandaj, për finalen e këtij sezoni, Massimiliano Allegri nuk do të mund ta llogarisë mesfushorin e ri, i cili ka qenë një titullar fiks këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?