Konte pas triumfit ndaj Murinjos: Unë jam një fitues serial

Antonio Konte nuk e fsheh lumturinë që fitoi trofe edhe në vitin e tij të dytë me Çelsi-n. Pas triumfit në Premier League, tekniku italian dhe skuadra londineze ngriti dje trofeun FA Cup, pasi mposhtën në finale Junajtid.

“Jam shumë i lumtur që fituam. Tregova se jam një fitues serial, sepse pas titullin kampion vitin e kaluar, morëm këtë sezon kupën FA, pavarësisht vështirësive. Premier League është një kampionat i vështirë, ku çdo gjë fitohet në fushë dhe nuk paracaktohet nëpër tavolina.

Dëshira dhe gatishmëria ime është që të rri këtu deri në fund të kontratës. Që nga janari nuk kam dëgjuar asnjë propozim, sepse jam maksimalisht i përqendruar te puna ime me Çelsi-n. Shpresoj që me disa përforcime, të mund të rikthehemi sërish në majë sezonin tjetër”, u shpreh trajneri i Çelsi-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?