Koronavirusi shtyn edhe garën e Azerbajxhan në Formula 1

Pandemia e Covid-19 detyroi organizatorët e Formula 1 që të shtyjnë një tjetër garë. Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, i cili zhvillohet në rrugët e kryeqytetit, Baku. Eventi ishte parashikuar të zhvillohej në fundjavën e 5 dhe 7 qershorit.

Në situatën aktuale, pas shtyrjes së shumë garave, i pari nga Çmimet e Mëdha që mbetet në kalendar është ai në Kanada, që është përcaktuar të zhvillohet në fundjavën e 14 qershorit.

Ky është ndryshimi i tetë në kalendar, pas anulimit të garave në Australi dhe Monako, si edhe shtyrjes së garave në Bahrein, Kinë, Vietnam, Spanjë dhe Holandë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?