Kosova barazon me Holandën, por statistikat e ndeshjes janë të frikshme (FOTO)

Kosova U-17 ka arritur që të marrë një rezultat befasues në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe Estoni 2020. “Dardanët” e vegjël barazuan 1-1 në Holandë me përfaqësuesen e këtij vendi, që është dhe kampionia në fuqi e turneut.

 

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të, ndërsa golin për Kosovën e shënoi Bleron Ademi në minutën e 59-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të Grupit 12, Kosova do të luajë me Slloveninë më 12 tetor dhe me Uellsin më 15 tetor. Interesant ishte fakti se dominimi i skuadrës së “tulipanëve” ishte evident, pasi mbajtën 90 për qind të zotërimit të topit,  ndërkohë që bënë 21 gjuajtje, kundër 1 të “Dardanëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?