FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova s’njeh humbje prej 15 ndeshjesh, disfata e fundit në vitin 2017

Kosova po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke konfirmuar ndeshje pas ndeshje se jo më pak arrijnë që jo vetëm të fitojnë, por edhe të jenë shumë pranë ëndrrës për t’u kualifikuar për në Europian. Besojeni ose jo, por Kosova ka 15 ndeshje që nuk njeh humbje.

 

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, nuk njeh fjalën humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, kur u mposhtën 2-0 nga Islanda në transfertë. Që nga atëherë kanë arritur plotë 10 fitore dhe 5 barazime. Fitorja ndaj Bullgarisë në transfertë dhe ajo ndaj Çekisë ditën e sotme janë fitoret më të mëdha gjatë këtij rrugëtimi thuajse perfekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një skuadër që di të japë maksimumin edhe kur nuk ka në dispozicion futbollist të kalibrit Milot Rashica, apo Arbër Zeneli që mund të vendosin ndeshjen në çdo moment me veprimet e tyre spektakolare. Challandes po bën një punë të jashtëzakonshme, duke u mbështetur edhe te pasioni dhe grinta e futbollistëve që lënë zëmrën në fushë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?