FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë-Kroaci / Veseli në Shkodër për ndeshjen, shkëmben dhurata me Ademin

Në Shkoder ka mbërritur për të ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë, por ndalesë në këtë qytet e shfrytëzoi për tu takuar edhe me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi. Kreu i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ndau me qytetaren e parë një bashkëbisedim miqësor mes marëdhenieve dypalëshe që kanë vendet tona, e specifikisht rajoni i Shkodres me disa komuna Kosovare.

Veseli dhe Ademi nuk kursyen as shkëmbimin e dhuratave me njeri – tjetrin, ku kryebashkiakja i dhuroi një punim të qytetit, ndërsa kreu i kuvendit një shall të përfaqësueses së Kosovës.

Pas bashkisë një vizitë ja rezervuan edhe muzeut “Marubi” por rrugës ishte e pashmangshme një fotografi me tifozerinë e shumtë që kanë mbërritur për këtë ndeshje.  Atmosfera e zjarrtë e perfshiu edhe Veselin me delegacionin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Impresionues në atë cfarë përcjell muzeu kombëtar i fotografisë, për kreun e kuvendit sherbeu si moment njohjeje me trashëgiminë e pasur që ka Shkodra në këtë drejitm. I vetmi muze në Ballkan, “Marubi” sot lartësohet mes më të mirëve në Europë. Në mbyllje të kësaj vizite, Veseli nuk harroi të kujtojë edhe njëherë tjetër urimin për fitore dhe shmangu komentin për simbolet kuq e zi të ndaluara në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si në hyrje edhe në dalje të muzeut e deri tek autokolona e delegacionit, këngët, vallet dhe atmosfera festive e përfshiu kreun e kuvendit i cili gjatë të gjithë kohës urim kishte fitoren e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?