Kovacic prezantohet te Manchester City: Klub që është ëndrra e çdo futbollisti
Manchester City ka prezantuar Mateo Kovacic si lojtarin më të ri të skuadrës së Pep Guardiolës. Kampionët e Anglisë dhe Europës, do të paguajnë 25+10 milionë euro në arkat e Chelsea, ndërkohë që 29-vjeçari do të jetë pjesë e Manchester City deri në verën e vitit 2028.
“Kjo është një lëvizje e shkëlqyer për mua. Mezi po pres të filloj me Cityn. Kushdo që e ka parë këtë skuadër duke luajtur me Pepin (Guardiola), e di se sa të fortë janë. City është skuadra më e fortë në botë sipas meje.
Është ëndrra e çdo futbollisti të luajë me këtë skuadër. Unë kam ende gjëra për të mësuar, mund të rritem akoma. E di që mund të bëhem një futbollist më i mirë nën drejtimin e Pepit. Një gjë e tillë më elektrizon.
Dua ta ndihmoj klubin të qëndrojë në majë dhe të fitojë edhe më shumë trofe”, deklaroi Kovacic.
KOHA JONË SONDAZH

