Kriza e Schalkes, tifozët i heqin shiritin kapitenit të tyre (VIDEO)
Schalke 04 është në krizë totale gjatë këtij sezoni. Skuadra nga Gelsenkirchen nuk njeh fitore prej shtatë ndeshjeve radhazi, ndërsa humbja 4-0 në shtëpi përballë Fortuna Dusseldorf u ka sosur durimin tifozëve. Disa prej tyre, zbritën në fushë pas përfundimit të sfidës së fundit, duke vendosur në shënjestër kapitenin e ekipit, Benjamin Stambouli.
Fubollisti dukshëm i prekur dhe me lot në sy është detyruar të dorëzojë shiritin. Një gjest aspak i bukur dhe i komentuar gjatë në mediat gjermane. Pas kësaj ecurie negative dhe humbjes së rëndë në ndeshjen e së shtunës, në rrezik është edhe trajneri Domenico Tedesco. Tekniku pret vetëm komunikimin zyrtar për të mbyllur aventurën në pankinën e Schalke 04.
KOHA JONË SONDAZH

