Kroaci-Danimark mbyllet në barazim, sfida shkon në kohën shtesë (VIDEO)
Kroacia dhe Danimarka nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në kohën e rregullt. Fillimi i ndeshjes ishte me një ritëm të shfrenuar, teksa danezët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë. Pas një rivënie të gjatë anësore, Mathias Jorgensen ka goditur në zonë, teksa portieri Subasic gaboi në pritjen e tij duke shtyrë topin në rrjetë.
Pas vetëm dy minutash vjen kundërpërgjigja e Kroacisë, me Mandzukic, i cili barazoi rezultatin, pas një gabimi të mbrojtjes daneze. Kroatët në minutat në vijim kanë kontrollin e lojës duke krijuar mundësi të mira shënimi me Perisic në dy raste, por edhe me Rakitic që vendosi në provë portierin Schmeichel. As Danimarka nuk ka qëndruar shumë pas, teksa Eriksen në fundin e pjesës së parë trondit traversën me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Pjesa e dytë ndërkohë është shumë ndryshe nga e para, me të dyja skuadrat që janë shumë të kujdesshme, dhe që krijojnë shumë pak mundësi shënimi. Perisic është më i rrezikshmi te kroatët, ndërkohë që në krahun tjetër Eriksen nuk arrin që të jetë kërcënues me goditjet në hyrje të zonës. Në minutat shtesë Rakitic u afrua shumë pranë golit me një goditje të fortë nga distanca. Tashmë do të luhet koha shtesë për të përcaktuar ekipin cerekfinalist.
KOHA JONË SONDAZH

