FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia e mbyll me pikë të plotë, fiton edhe ndaj Islandës (VIDEO)

Kroacia ka bërë detyrën edhe në ndeshjen e fundit, duke fituar ndaj Islandës me rezultatin 2-1. Kroatët shënuan të parët me anë të Badelj në fillim të pjesës së dytë, me një gol shumë të bukur.

Sigurdsson barazoi rezultatin duke i dhënë shpresë islandezëve nga pika e bardhë e penalltisë, por në fund të takimit ishte Perisic ai që eliminoi përfundimisht Islandën.

Kroacia në këtë mënyrë e mbyll me pikë të plotë grupin D, dhe në raundin tjetër do të përballet me Danimarkën më 1 korrik në orën 20:00. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?