Kroacia kalon në çerekfinale falë penalltive, Subasic tre pritje spektakolare (VIDEO)
Kroacia është skuadra e dytë cerekfinaliste në Kupën e Botës, teksa ka fituar nga ruleta e penalltive ndaj Danimarkës 3-2, pasi koha e rregullt u mbyllë në barazim 1-1.
Fillimi i ndeshjes ishte me një ritëm të shfrenuar, teksa danezët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë. Pas një rivënie të gjatë anësore, Mathias Jorgensen ka goditur në zonë, teksa portieri Subasic gaboi në pritjen e tij duke shtyrë topin në rrjetë. Pas vetëm dy minutash vjen kundërpërgjigja e Kroacisë, me Mandzukic, i cili barazoi rezultatin, pas një gabimi të mbrojtjes daneze. Pjesa e dytë ndërkohë është shumë ndryshe nga e para, me të dyja skuadrat që janë shumë të kujdesshme, dhe që krijojnë shumë pak mundësi shënimi.
Kroacia humbi një shans të artë për të kaluar në avantazh në kohën shtesë ndaj Danimarkës. Pas një kundërsulmi të bukur të kroatëve, Rebic është vendosur përballë portierit, por më pas është penguar nga Jorgensen. Gjyqtari dha penallti, por nga pika e bardhë Luka Modriç nuk është treguar i saktë, teksa goditja e tij është ndalur nga portieri Schmeichel.
Sfida shkoi te penalltitë, ku Subasic ndali fillimisht Eriksen, ndërkohë që Schmeichel ndali Badlj. Më tej dy portierët dhuruan spektakël duke ndalur Schën dhe Pivaric. Ne penalltinë e pestë është Subasic që pret penalltinë e tretë duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin. Kroacia do të përballet me Rusinë më 7 korrik në duelin çerekfinal.
KOHA JONË SONDAZH

