FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia “paqe” me Danimarkën në 45 minutat e para, ritëm i shfrenuar (VIDEO)

Kroacia dhe Danimarka e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë mes tyre. Fillimi i ndeshjes ishte me një ritëm të shfrenuar, teksa danezët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e parë. Pas një rivënie të gjatë anësore, Mathias Jorgensen ka goditur në zonë, teksa portieri Subasic gaboi në pritjen e tij duke shtyrë topin në rrjetë.

Pas vetëm dy minutash vjen kundërpërgjigja e Kroacisë, me Mandzukic, i cili barazoi rezultatin, pas një gabimi të mbrojtjes daneze. Kroatët në minutat në vijim kanë kontrollin e lojës duke krijuar mundësi të mira shënimi me Perisic në dy raste, por edhe me Rakitic që vendosi në provë portierin Schmeichel. As Danimarka nuk ka qëndruar shumë pas, teksa Eriksen në fundin e pjesës së parë trodit traversën me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?