Kukësi bën gati goditjen e madhe në merkato, gati firma me Kristal Abazajn

Kristal Abazaj do të rikthehet sërish në Superligën shqiptare, por tashmë me fanellën e skuadrës së Kukësit. Mediat belge kanë konfirmuar thashethemet e merkatos, teksa sulmuesi është në tratativa të avancuara me nënkampionët e Shqipërisë. Klubi verilindor është në kërkim një zëvendësuesi për Valdet Ramën, i cili është larguar gjatë kësaj vere, teksa ish-sulmuesi i Luftëtarit është zgjedhja e parë.

 

Problemi i vetëm për momentin është paga e lart që përfiton te skuadra e Anderlecht, 20 mijë euro në muaj. Kukësi është i gatshëm që të ofrojë deri në 10 mijë euro në muaj, një shifër shumë e lart për kampionatin tonë. Abazaj u huazua nga Anderlecht te Osijek për një vit në shkurt, por në muajin maj klubi kroat vendosi që të ndërpriste bashkëpunimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi shqiptar tashmë është në kërkim të një ekipi të ri, teksa ka pasur bisedime edhe me Sheriff Tiraspol në Moldavi, por nuk është gjetur akordi. Abazaj ka luajtur me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke shënuar 14 gola në 69 ndeshe, por në sezonin 2015-16, ishte në kulmin e shkëlqimit me gjirokatritët që e shitën te Skënderbeu dhe më pas u transferua në Belgjikë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?