Kukësi dhe Skënderbeu, shpresat e mëdha të Shqipërisë në Europë

Dy skuadrat shqiptare që pretendojnë të hedhin hapin historik në Kupat e Europës, Kukësi dhe Skënderbeu, nisur edhe nga shorti i favorshëm, kanë mbyllur ose janë në fund të përgatitjeve, dhe gati për ndeshjet evropiane. Laçi dhe Partizani, dy ekipet e tjera ndodhet në Shqipëri dhe gjithashtu gati për sfidat e para të Europa League, por me më pak shanse kualifikimi. Janë këto dy ekipe që i janë afruar fazës së grupeve më parë dhe synojnë këtë vit momentin historik. Skënderbeu Skënderbeu vijon përgatitjet në Austri, në prag të ndeshjeve të Champions League, me moral të lartë për të arritur objektivin historik. “Këtu në Austri po stërvitemi me intensitet të plotë,”- thekson mbrojtësi Tefik Osmani. – “Ngarkesat fizike janë të konsiderueshme, por kushtet na e lehtësojnë misionin. Lojtarët e kanë përballuar me sukses stërvitjen e trajnerit Josa, edhe pse janë paksa të ngarkuara. Fatkeqësisht, vetëm kapiteni Shkëmbi është i dëmtuar, ndërsa gjithë të tjerët nuk kanë asnjë problem,” – thotë ai mbi seancat më të fundit. Pas titullit kampion dhe para ndeshjeve europianë, Skënderbeu ka pësuar disa ndryshime në ekip. -“Kemi edhe pak kohë për t’u përgatitur, ndërkohë që mund të studiojmë edhe kundërshtarët tanë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Kur të ndeshen me njëri-tjetrin Levadia Talin dhe Crusaders do të krijojmë një ide më të qartë për atë që na pret. Paraprakisht, them se shorti është i mirë dhe mund ta kalojmë turin, ndonëse në futboll asnjëherë nuk i dihet,” – nënvizon mbrojtësi korçar Osmani. Mbrojtësi theksoi se ka biseduar me presidentin Ardian Takaj dhe do të rinovojë kontratën në Austri. – “Nuk ka asnjë diskutim, do të luaj me Skënderbeun edhe sezonin e ardhshëm,” – shprehet ai. Skënderbeu synon këtë sezon fazën e grupeve në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?