Kukësi dhe Teuta bëjnë “paqe” në duelin për mbijetesë
Mbyllet në barazim ndeshja mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”. Verilindorët iu afruan shumë golit në minutën e 33-të. Ishte Gjelbrim Taipi që vendosi në provë Qirkon me një gjuajtje nga distanca, por portieri i tha jo, duke devijuar topin në këndore.
Sherif Kallaku shkaktoi drithërima në fillimin e pjesës së dytë me një perlë nga larg, por goli nuk do të vinte. Në të 70-tën minutën, djemtë e Hallaçit “flirtuan” sërish me golin e epërsisë, Gjelbrim Taipi gjeti shtyllën
Verilindorët mbeten në vendin e 8-të të renditjes me një pikë larg Erzenit. Nga ana tjetër, Teuta mban vendin e 6-të me 39 pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

