Kukësi fiton finalen e Kupës së Shqipërisë, mund Tiranën në “Elbasan” (VIDEO)

Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Skuadra verilindore ka triumfuar për herë të dytë në historinë e saj, pasi ka mundur në finale Tiranën 2-1.

Bardheblutë e nisën shumë keq takimin, duke lënë shumë hapësira për Kukësit. Pa u mbushur 4 minuta lojë, skuadra e Gjokës, gjeti golin e epërsisë me Vasil Shkurtajn, që shfrytëzoi topin e mbetur në zonë pas shpërthimit të Valdet Ramës dhe ndërhyrjes së Likes ndaj gjuajtjes së Reginaldos.

Tirana e nis me tjetër marsh pjesën e dytë, madje e gjen rrjetën me Ngoo, por është i vëmendshëm anësori që sinjalizon për pozicion jashtë lojë. Bardheblutë e konkretizuan dominimin në fillim të këtij fraksionin me golin e Michael Ngo, që u ndihmua edhe nga devijimi i Cuculit, për të mposhtur Stivi Frashërin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Kukësit pas këtij momenti ishte i menjëhershëm. Falë cilësisë së Valdet Ramës në krahun e djathtë dhe bashkëpunimit të Shkurtajt, Reginaldo devijoi me magji pasimin e shokut të tij sulmues, duke e lënë të palëvizur portierin Lika, 1-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?