Kukësi fiton nda Bylisit dhe del nga zona e mbijetesës, Teuta ndalet ndaj Kastriotit (VIDEO)

Java e 25-të e Abissnet Superiore ka nisur me dy duele shumë interesante për luftën për mbijetesë. Besojeni ose jo, por Kukësi nga një ekip që luftonte për mbijetesë, tashmë është thuajse në zonën europiane.

Skuadra verilindore ka fituar 2-0 përballë Bylisit, duke marrë suksesin e dytë radhazi. Rashiti do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 66-të, ndërkohë që Tapi do të shënonte golin e sigurisë 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Kukësi tashmë zë vendin e 5-të me 34 pikë, ndërkohë që Bylisi gjendet e parafundit me 27 pikë.

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertën ndaj Kastriotit. Karakaci la ekipin krutan me 10 lojtarë që nga minuta e 42-të, por ekipi durrsak nuk arriti që ta shfrytëzonte avantazhin numerik në fushë. Teuta për momentin zë vendin e 7-të me 33 pikë, ndërkohë që Kastrioti mbetet e fundit me vetëm 24 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?