Kukësi kërkon 800 mijë euro nga shitja e tre lojtarëve, gati transferimet
Kukësi mund të mbushë arkën qoftë nga pjesëmarrja në Europa League, qoftë edhe nga shitja e kartonit të disa prej futbollistëve kryesorë. at si klubet Europiane!
Vetëm nga shitja e tre lojtarëve, për të cilët Kukësi pretendon se ka marrë ofertë zyrtare, do të përfitohet rreth 800 mijë euro.
Duisburg i ka bërë një ofertë Kukësit prej 250.000 euro për shërbimet e futbollistit Besar Musolli. Kukësi ka pranuar ofertën dhe transferimi i tij, sipas burimeve pranë klubi verilindor, do të ndodhë pas ndeshjeve para-eliminatore të Europa League
Klubi austriak Red Bull Salzburg ka vëzhguar nga afër talentin Gledi Mici, në përgatitoren e sapo-mbyllur të ekipit verilindor në Asutri dhe mësohet se i ka bërë një ofertë klubit kuksiane. Kukësi kërkon 300 mijë euro për kartonin e tij.
Edhe Hair Zeqiri pritet t’i largohet Kukësit, futbollisti ka arritur marrëveshje me ekipin kroat RNK Split por Kukësi kërkon edhe për këtë lojtar 300.000 euro.
Janë edhe dy futbollistë të tjerë të kampionatit shqiptar, që pritet të largohen jashtë vendit.
Prej ditësh tek skuadra kroate RNK Split ndodhet në provë edhe 19 vjeçari Realdo Fili. Në rast transferimi të tij drejt Kroacisë, klubi i Apolonisë do të përfitojë rreth 150 mijë euro nga kartoni i tij.
Mesfushori Erjon Vucaj lë Flamurtarin dhe firmos në Poloni me ekipin e Podbeskidzie.
KOHA JONË SONDAZH

