Kukësi mund Luftëtarin dhe “ndez” shpresat për titullin kampion (VIDEO)

Kukësi “ndez” shpresat për titullin kampion. Skuadra verilindore ka fituar 3-0 ndaj Luftëtarit, duke ngushtuar në 6 pikë diferencën me Partizanin kryesueses.

Ekipi i Cungut zhbllokoi ndeshjen në minutën e 23-të, me Vesel Limajn, i cili realizoi me një goditje në hyrje të zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Ruçi. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Çyrbja nis një pasim të shpejtë për Ethemin, i cili kroson në zonë për Dzaira. Mesfushori është vrastar brenda zonës së rreptësisë, duke dyfishuar avantazhin.

Në pjesën e dytë, skuadra verilindore administroi rezultatin. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren 2-0 ishte Rama që realizoi golin e tretë për Kukësin. Kundërsulm vrasës me Reginaldon që fton Ramën, ky i fundit realizon me parabolë duke shfrytëzuar daljen e Rucit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?