Kukësi nderon ekipet shqiptare në Europa League, një hap larg kualifikimit

Ashtu siç edhe pritej, vetëm Kukësi nga ekipet shqiptarë pjesëmarrëse në Europa League hedh një hap drejt kualifikimit, pasi fitoi ndeshjen e parë 2-0 ndaj ekipin bjellorus Torpedo. Laçi barazoi 1-1 me ekipin azerbajxhanas, Inter Baku, por do ta ketë të vështirë kualifikimin në ndeshjen e kthimit. Edhe Partizani humbi me ekipin norvegjez 3-1, në trasnfertë, ndonëse shënoi pas dy golave dhe pati disi shpresë për një rezultat më premtues, por do ta ketë të vështirë përmbysjen e rezultatit. Në “Qemal Stafa”,  verilindorët kalojnë në avantazh me brazilianin Carioca, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Mici. Në pjesën e dytë,  Pejiç shënon golin e dytë nga 35-metra largësi dhe i jep siguri Kukësit për kualifikimin në turin e dytë. Me këtë fitore të pastër, Kukësi udhëton i qetë për të pritur ndeshjen e kthimit që do të luhet javën tjetër me synimin për të kaluar në turin e dytë. në Laç, skuadra kurbinase, superiore në statistikat përfundimtare të takimit, shpërdoroi disa raste flagrante që mund t'i kishin dhënë fitoren. Një shtyllë e Nimanit dhe një rast i Xhejms me portën e boshatisur do t’i kishin dhënë Laçit një fitore të vlefshme përballë ekipit nga Azerbajxhani. Meto shënoi golin e parë në 20’, por miqtë barazuan shifrat me fillimin e pjesës së dytë, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Në transfertën norvegjeze, Partizani humbi 3-1. Vilsvik shënon në minutën e 21-të për Stromgodset. Më pas portieri Hoxha ia lë vendin Xhikës, pasi dëmtohet rëndë dhe del me barrelë nga fusha e lojës.  Për vendasit, Ogunjimi shënon golin e dytë për Stromgodset pas një pasigurie në qendër të mbrojtjes. Nuk zgjat shumë festa e golit të dytë për norvegjezët, sepse Fazliu ngushton diferencën në minutën e 68’. Mirëpo Vilsvik i jep sigurinë momentale skuadrës së tij, realizon pas një asisti nga Storflor dhe Partizani e mbyll aventurën e parë evropiane, i rikthyer pas 7 vjetësh në arenat ndërkombëtare me këtë humbje.  

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi- Torpedo Zhodino 2-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Carioca 9′, Pejiç 54′

Kukësi: Stajila, Hallaçi, Malota, Mici, Hasani (Musolli 46′), Birungueta (Jefferson 68′), Felipe Moreira (Hysa 60′), Carioca, Muça, Erick Flores, Pejiç. Trajner: Marcello Troisi

Torpedo:  Stepanov, Serdyuk (Selyava 79′), Melnik, Burko, Pankovets, Kontsevoi (Vaskov 67′), Datsenko, Maksymov, Yatskevich, Platonov (Matvenko 75′), V. Hleb. Trajner: Igor Kriushenko

Gjyqtarë: Sascha Amhof, Bekim Zogaj, Sladan Josipoviç (Zvicër)

Kartonë të verdhë: Serdyuk, Kontsevoi , Datsenko

 

Laçi-Inter Baku 1-1

 Shënues: 20′ Meto/ 47′ Kvekveskiri

Laçi: Vujadinović, Çela, Sheta, Doku( 56′ Nimani), Sefgjini, Vuçaj, Mustafa, Meto(78′ Mitraj), Teqja, Veliaj, Adeniyi. Trajner: A.Cungu

Inter Baku:  S.Agayev, Juanfran, Kasradze, Khizanishvili, Huseynov, Kvekveskiri, Abbasov (74’Sadigov), Seyidov, Bayramov, R.Aliyev(90′ Nahavandi), Fomenko (43′ Hajiyev). Trajner: Z. Svanadze

Gjyqtarë: Carlos Del Cerro, Juan Yuste, Abraham Alvarez Canton (Spanjë)

Kartonë të verdhë: Meto, Sefgjini, Sheta/ Abbasov

 

Stromgodset – Partizani 3-1

Shënues: L. Vilsvik 21′, 71′, Ogunjimi 66′ / Fazliu 68′

 Stromgodset: Bugge Pettersen, Madsen, Hanin, Boateng, L. Vilsvik, Høibråten, Fossum, Abu, Storflor, Ëikheim (Kastrati 79′), Ogunjimi (Kovaçs 84′). Trajner:  Bjorn Petter Ingebretsen

 Partizani: Hoxha (Xhika 30′), Fejzullahu, Bicaj, Ibrahimi, Vrapi, Kalari, Batha, Trashi, Vila, Plaku (Fazliu 60′), Raçiç. Trajner: Sulejman Starova

 Gjyqtarë: P. McLaughin, M.Gavin, K.Hennessy (Rep. Irlandë)

 Kartonë të verdhë: Hanin, Abu / Raçiç, Batha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?