Kukësi transferon Gabriel Barbosa, por nuk është ai që mendoni

Kukësi bën një tjetër goditje në merkato. Klubi verilindor ka transferuar, Gabriel Barbosa, por nuk është i famshmi “Gabigol”, por një 23-vjeçar i rritur në akademinë e Palmeriras, por që pikërisht si ylli i Selecao ka kaluar shkurtimisht edhe në Itali, me fanellën e SPAL.

Gabriel Barbosa Avelino, emri i tij i plotë, është në fakt një gjigant 195 centimetra, që pas një eksperience në Korenë e Jugut me ekipin e kryeqytetit Seul, ka veshur edhe fanellën e Levadhiakosin në Greqi, ku ka shënuar 4 gola.

Kukësi ka qenë ndër skuadrat më aktive këtë verë, duke bërë 18 lëvizje, duke ndryshuar thuajse gjithë ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?