Kukësi-Vllaznia, verilindorët 4 ndeshje pa fitore

Këtë të dielë, Kukësi dhe Vllaznia u ndanë në paqe në përballjen e javës së 29-të të Superiores.

Në “Kukës Arena” verilindorët morën pikën e parë në këtë sezon ndaj shkodranëve, në një ndeshje ku ekipet u kujdesën më shumë për të mos e humbur ndeshjen sesa për ta fituar.

Kukësi shkon në vendin e shtatë me këtë pikë të marrë duke arritur kuotën e 37 pikëve e duke lënë pas Teutën, ndërkohë që në anën tjetër Vllaznia renditet e katërta me 43 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?