FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kukësi zyrtarizon afrimin e një mesfushori dhe portieri

Kukësi e ka nisur vrullshëm merkaton e verës, duke bërë disa largime, por edhe afrime. Ditën e sotme ka zyrtarizuar ardhjen e Emiliano Musta-s dhe portierin Ilir Avdyli, Ata janë bërë pjesë e skuadrës verilindore dhe do të vihen menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës, për të përgatitur ndeshjet eliminatore të Europa League.

 

Mesfushori Musta vjen pas dy sezonesh mjaft të mira te Flamurtari i Vlorës, ku ka spikatur veçanërisht këtë vit nën urdhrat e Ilir Dajës, ndërsa portieri Avdyli ishte pjesë e Kamzës në dy vitet e fundit, por mbeti pa ekip, pasi përjashtimit të këtyre të fundit në fillim të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kukësi më herët ka njoftuar largimin nga skuadra të futbollistëve si Reginaldo, Ëillian Cordeiro, Dzaria dhe Gomis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?