Kukësi zyrtarizon afrimin e sulmuesin shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me Armend Çajanin. Mesfushori ka firmosur kontratë 2-vjeçare me verilindorët.

Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, prej ditësh i është bashkuar skuadrës nënkampione të Shqipërisë në përgatitjet që po zhvillon për sezonin e ri futbollistik.

21-vjeçari bëhet kështu futbollisti i katërt nga shqiptarët e Maqedonisë, që i bashkohet Kukësit, pas Edis Maliqit, Valon Et’hemit dhe Ardian Cuculit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?