Kumbulla: Po jetoj një ëndërr, frymëzohem nga Chiellini

Marash Kumbulla ishte një nga surprizat e trajneri të kombëtares sonë, Edy Reja për dy ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është bërë pjesë e skuadrës së parë të Veronës dhe ka luajtur titullar në dy javët e para të Serisë A, duke bërë paraqitje shumë pozitive.

 

Është një ëndërr që sapo ka nisur. Trajneri Juriç më ka besuar shumë dhe më ka dhënë hapësira, ndaj shpresoj të vazhdoj kështu e të justifikoj besimin e tij deri në fund. Unë nuk mendoj për më vonë, pasi duhet të jem i përqendruar te Verona, megjithatë shpresoj të shkoj sa më lart të mundem në karrierë.

Swiss Digital Desktop Reklama

A keni një idhull në repartin tuaj dhe cili është ai?

Swiss Digital Mobile Reklama

Si mbrojtës më pëlqen shumë Chiellini. Është e vështirë të arrish nivelet e tij, por është lojtari që unë ndjek.

Si e pritët ftesën në Kombëtare?

Isha shumë i emocionuar, pasi jam 19 vjeç dhe do të luaj sërish me Shqipërinë U21. Megjithatë isha shumë i lumtur kur më thirri trajneri Reja.

Çfarë gjetët në ekipin Kombëtar?

Më duket skuadër shumë e mirë, me shumë lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Shpresojmë të marrim sa më shumë pikë të mundemi në këto dy takime.

Duke parë karakteristikat e tua, me cilin mbrojtës të kuqezinjve do të përshtateshe më shumë?

Të gjithë janë shumë të mirë dhe nuk ka diferencë. Do të përshtatesha lehtë me këdo.

Seria A është një reklamë për çdo futbollist. Sa të lehtë ta bën punën, fakti që vjen nga një kampionat i tillë?

Reja është një trajner italian dhe ky fakt më ndihmon të kuptoj më lehtë idetë e tij. Megjithatë fakti që vij nga Seria A, nuk ma bën më të lehtë, pasi trajneri i shikon të gjithë në stërvitje dhe më pas vlerëson e zgjedh më të mirët.

Si të kanë pritur në skuadër?

Më kanë pritur shumë mirë dhe më ndihmojnë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, ku më mbajnë afër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?