Kupa e Shqipërisë/ Luhen sot dy ndeshje shumë interesante

Kupa e Shqipërisë vijon sot me dy ndeshje të tjera shumë interesante. Ndeshjet Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani do të luhen në orën 17:00.

Durrsakët presin verilindorët në “Niko Dovana” për të luajtur ndeshjen e parë çerekfinale për Kupën e Shqipërisë. Teuta vjen në këtë sfidë nga një situatë e mirë, pas suksesit 2-0 ndaj Tiranës.

Kukësi ka triumfuar ndaj Partizanit me shifrat 1-0 me një super gol nga Taipi. Në ndeshjen tjetër “Demat e Kuq” udhëtojnë drejt Shkodrës për të sfiduar Vllazninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një situatë të paqëndrueshme ndodhet Partizani pasi nuk arriti dot të afrohet me vendin e parë, të cilët u mundën nga Kukësi. Vllaznia kërkon të gjejë fitoren pas asaj disfate ndaj Kastriotit në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?