Kupa e Shqipërisë/ Sot dhe nesër luhen duelet e para çerekfinale

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Gjithçka nis në orën 13:00, në një ndeshje të fortë mes Egnatias dhe Laçit, në stadiumin e Rrogozhinës.

Dy skuadra që janë rivale direkte në kampionat për një vend në Evropë, sot do të sfidojnë njëra-tjetrën në një rrugë më të shkurtër për në arenën evropiane, siç është Kupa.

Ndërkohë, Tirana luan në stadiumin e Kamzës, përballë Kastriotit. Krutanët nuk kanë çfarë të humbin dhe do të provojnë deri në fund për surprizën, ndërsa bardheblutë kërkojnë që të hipotekojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën do të luhen dhe dy takimet e tjera. Teuta pret në “Niko Dovana” Kukësin, dy ekipe që javët e fundit kanë rigjetur forcën dhe janë ngritur në klasifikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithçka mbyllet në orën 17:00, me super sfidën e këtyre çerekfinaleve, ku Vllaznia sfidon Partizanin në “Loro Boriçi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?