Kupa e Shqipërisë/ Tirana hipotekon kualifikimin ndaj Kastriotit, Egnatia dhe Laçi bëjnë “paqe”

Tirana mposht me rezultatin 4-1 Kastriotin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe hedh një hap thuajse të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Kastrioti reziston vetëm një pjesë dhe më pas bardheblutë dominojnë totalisht dhe marrin një fitore të çmuar.

Patrick ishte protagonist me dopietë për dy minuta në fillimin e pjesës së dytë. Selmani shkurtoi shifrat për krutanët, por më pas Tirana realizoi dy gola të tjerë me Berishën dhe Dijar Nikqi-n.

Ndërkohë nuk ka gola dhe fitues në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Laçit. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, rrjetat mbeten të paprekura dhe kualifikimi në gjysmëfinale do të vendoset pas 2 javësh në Laç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?