Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia bëhet “makth” për Partizanin, Kallaku mund i vetëm Kukësin (VIDEO)
Vllaznia dhe Teuta hedhin një hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqebutë morën një fitore të madhe 3-1 në super duelin ndaj Partizanit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u kushtëzua shumë dhe nga reshjet e dendura të shiut, që bën shumë të vështirë veçanërisht pjesën e dytë.
Kaina përfitoi nga një gafë e portierit Alban Hoxha në minutën e 11-të, ndërkohë që Çoba do të dyfishonte shifrat në minutën e 33-të. Partizani u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë falë një goli të Preka-s.
Më tej në fillimin e pjesës së dytë Vllaznia shënoi një tjetër gol me Kaina-n, që këtë herë dhuron spektakël me një veprim “alla Ibrahimovic”.
Teuta vijon formën fantastike dhe në Kupë duke mundur me lehtësi 2-0 Kukësinë. Sherif Kallaku dhuroi spektakël në ditën e tij të lindjes duke shënuar dy gola. I pari ishte nga pika e bardhë në minutën e 59-të, ndërkohë që në të 72-tën ekzekutoi në mënyrë perfektë një goditje dënimi nga 30 metra. /R.Lika-Koha Jonë/
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

