Kupa/ Tirana shkatërron Teutën dhe hipotekon finalen, Vllaznia barazon në fund ndaj Egnatias

Tirana vijon formën fantastike dhe në Kupën e Shqipërisë, teksa ka shkatërruar 3-0 Teutën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipëris. Në “Elbasan Arena” Hasani zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Tirana shënon edhe 2 gola të tjerë me Lulaj dhe Lushkja. Një fitore e pastër e skuadrës së Shehit, që i afrohet shumë finales së madhe të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia nuk arrin që të mposhtë Egnatian edhe në Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit tronditin “Loro Boriçin” dhe kalojnë në avantazh me Duamenën, por shkodranët do të barazonin në fundin e ndeshjes në me Hoxhajn. Mbyllet 1-1 gjysmëfinalja e parë mes dy skuadrave teksa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?