FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush është sulmuesi më i mirë në botë? Përgjigjet Leo Messi

Për shumë tifozë, Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave, por kush është sulmuesi më i mirë, pyetje kjo të cilës i përgjigjet vetë “pleshti” argjentinas: “Ronaldo, braziliani, ka qenë një fenomen, nga sulmuesit që kam parë ka qenë më i miri, ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Messi, duke u ndalur më pas te një tjetër brazilian, Ronaldinho:

“Kur jam bashkuar me dhomat e zhveshjes të Barcelonës kam qenë 16-17 vjeç, të shihje aq shumë fenomen ishte e ndërlikuar. Dinho u kujdes për mua, më bëri të ndihesha komod. Në fushë pastaj e kërkoja vazhdimisht, për fat të keq kemi luajtur pak, por ka qenë më të vërtetë argëtuese”.

Nga a tashmja te e ardhmja, Luis Suarez: “Me Suarez tashmë njihemi prej 5 vitesh, luajmë thuajse çdo 3 ditë, e njohim njeri-tjetrin përmendësh. Argjentina? Do të më pëlqente të kisha fituar kupën e botës por nuk do të jepja asgjë nga ajo që kamë arritur në karrierë për të fituar kupën e botës, kështu ka qenë e shkruar”. Në fund, Messi u ndal dhe te e ardhmja: “Ëndërroj që një ditë të luaj për Newell’s Old Boys, në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodh. Familja është gjithçka për mua, jetojmë në një vend ku mund të rrimë të qenë dhe mund ti jap fëmijëve të mi një të ardhme spektakolare, është e vështirë ti bind për tu larguar nga Barcelona”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?