Laçi dhe Kukësi zbresin në fushë, Partizanin e ndjekin në Norvegji tifozët kuqezi
Sapo ka nisur ndeshja mes Laçit dhe Inter Baku të Azerbajxhanit, në stadiumin e Laçit e vlefshme për turin e parë paraelimantor të Europa League. Skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë synon një rezultat pozitiv, por shihet më më pak shanse kualifikimi. Ekipi nga Azerbajxhani ka disa probleme, pasi ka patur ndryshime në formacion për shkak të largimit të disa lojtarëve prej problemeve financiare. Megjithatë edhe te Laçi ka mungesa. Marko Cetkovic nuk është i gatshëm. Mesfushori kroat është ende i dëmtuar.
Laçi do të ketë sulmuesin James, i cili i është rikthyer stërvitjes.
Në fushë sot do të jetë edhe Kukësi. Ekipi bjellorus Torpedo Zhodino është kundërshtari me pak përvojë në Europë. Takimi do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, ora 18:00, dhe për trajnerin e Kukësit, Marcello Troisi janë gati për këtë sfidë, pas fazës përgatitore në Austri. – “Duke parë rezultatet e të 6 ndeshjeve që zhvilluam aty jam shumë i kënaqur me ekipin. Ky fakt më jep shpresë që ne do të bëjmë një paraqitje shumë të mirë edhe ndaj Torpedos, që me ato çfarë unë kam parë nuk ka asgjë më shumë se ato ekipe me të cilat ne jemi përballur në Austri,” – theksoi Troisi.
Partizani është i vetmi do ta nisë në fushë kundërshtare. Ekipi kryeqytetas do të ketë përballë norvegjezët e Stromsgodset në ora 19:00 në Dramen. Partizani rikthehet në këtë aktivitet pas 7 vitesh dhe kërkon të shkojë më tej edhe pse rivali është një ekip që ndodhet në mes të sezonit, me një përgatitje më të mirë fizike. Por kjo prag-ndeshje ka dhuruar edhe emocionet e para. Në mbështetje të Partizanit ka pasur me qindra tifozë emigrantë në Norvegji, me banderola “Shqipëri Etnike”. Nga Tuzi, Prishtina, Tirana, Shkupi, Janina e Presheva, tifozët e të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Norvegji me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptarë” i janë drejtuar stadiumit për të përkrahur të kuqtë kryeqytetas.
Europa League
Ndeshjet kualifikuese – Sot
17:30 Laçi – Inter Baku
18:00 Kukësi – Torpedo Zhodino
19:00 Stroemsgodset – Partizani
KOHA JONË SONDAZH

