Laçi fiton pastër ndaj Bylisit, kurbinasit futen në zonën europiane
Laçi rikthehet sërish te suksesi dhe kësaj radhe duke mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin e pastër 2-0. Kurbinasit tashmë arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke barazuar përkohësisht Egnatian e vendit të tretë.
Në stadiumin “Adush Muça” nuk munguan rastet, me Bylisin që ishte më kërkues dhe ngacmonte më tepër në portën e Laçit, megjithatë kurbinasit u mbrojtën mirë, duke shmangur disa herë rrezikun.
Pak pa u mbushur gjysmë ore lojë, Barjamaj shërbeu saktë për Bibon, i cili arriti të godiste saktë brenda zone, duke kaluar të tijtë në avantazh. Në fundin e ndeshjes Babatunde shënoi dhe të dytin për kurbinasit, të cilët morën një fitore shumë të rëndësishme.
KOHA JONË SONDAZH

