Laçi godet në merkato, afron golashënuesin e Kosovës

Laçi ka nisur merkaton. Skuadra kurbinase ka njoftuar ditën e sotme se ka goditur në sulm dhe bëhet fjalë për Kirian Nwabueze.

Nigeriani me pasaportë amerikane bëri një gjysmë sezoni të mirë në radhët e Dritës në Superligën kosovare, teksa ia ka dalë të shënojë 7 gola. Në gjysmën e parë të kampionatit kishte realizuar 6 herë me fanellën e Pobedës në Maqedoni.

Kurbinasit janë bindur nga cilësitë e sulmuesit dhe i kanë bërë ofertë, ndërkohë që njoftojnë se kanë nënshkruar për dy vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goditja e parë në merkato: Sulmuesi Kyrian Chinazorm Nwabueze hedh të zezën në të bardhë, duke nënshkruar zyrtarisht kontratë 2-vjeçare me ekipin tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo goditje vjen në ditët e para të merkatos, pasi ekipi po përgatitet për ndeshjet e Europës. Me afrimin e sulmuesit priten dhe surpriza të tjera në ditët në vijim!”, njoftojnë kurbinasit përmes faqes zyrtare në “Instagram”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?