Laçi prezanton dy blerje të reja, kalon me sukses vizitat mjekësore

Ronald Sobowale ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nisur menjëherë nga stërvitja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas që i uron mirëseardhjen sulmuesit anglez me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sobowale sezonin e fundit ishte pjesë e Malishevës në Kosovë ku arriti të realizonte edhe 13 gola. Gjithashtu klubi kurbinas ka njoftuar se ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe i është bashkuar skuadrës edhe braziliani Luis Paolo Silva Junior.

Njësoj si sulmuesi anglez, edhe Luis Paolo Silva Junior ka nisur nga stërvitja me skuadrën e Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?