Lagerbak: Kam respekt për Shqipërinë, në Elbasan për të luajtur lojën tonë!

Trajnerin e Norvegjisë, Lars Lagerbak ka dalë sot në konferencë për shtyp para medieve, teksa ka komentuar testin ndaj Kombëtares sonë. Strategu i njohur beson se futbollistët e tij do të marrin një rezultat pozitiv.

“Ne luajtëm me Australinë dy ditë më par dhe pas kësaj ndeshjeje po përgatitemi për Shqipërinë. Sot kemi stërvitje në Tiranë dhe ne pastaj do të flasim me ekipin më mirë. Do të bëjmë një mbledhje dhe do t’u shpjegojmë futbollistëve se si luan Shqipëria. Kjo është një ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë.

Ne jemi munduar ta studiojmë. Mendoj se trajneri Panuçi ka ndryshuar sistemin e lojës. Po përgatisim lojtarët që të luajnë me module të ndryshme. Kam respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë bërë mirë dhe kanë një grup të mirë. Në ‘Euro 2016’ u paraqitën mirë. E vlerësoj Panuçin dhe ekipin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë. Në ndeshjet që kemi sigurisht që do t’i përshtatemi kundërshtarit dhe lojës që ata kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një këshill për Shqipërinë? Nuk di të them shumë për këtë pjesë. Duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe duhen trajnerë të mirë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe më pas mund të flitet për rezultate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?