Lahoz merr goditjen e rëndë, nga sezoni i ardhshëm nuk do të arbitrojë më

Antonio Mateu Lahoz nuk do ta përdorë më bilbilin. Arbitri 46-vjeçar spanjoll, një nga më të famshmit në botë, së fundmi është ulur në detyrë nga komiteti teknik i arbitrave.

Presidenti Luis Medina Cantalejo ka vendosur ta punësojë vetëm në VAR duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi do të zyrtarizohet në fund të kampionatit dhe sigurisht që do të jetë një goditje e rëndë për arbitrin që ka vendosur drejtësi në 280 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit profesionist spanjoll, ku arbitron që nga shtatori i vitit 2008.

Lahoz, sipas shtypit spanjoll do të paguajë kritikat e marra për ndeshjen e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?