FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i rëndë në familjen e Armand Dukës, ndërron jetë …

Nëna e presidentit të federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, është ndarë nga jeta. Lajmi është dhënë nga Agron Duka, që ka njoftuar dhe se nuk do të ketë ceremoni mortore siç edhe i ka hije shqiptarëve, por vetëm e rrethit të ngushtë familjar.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Agron Duka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?