Lajme të mira për Milanin, rikuperohen 3 lojtarë për duelin me Tottenhamin

Lajme të mira vijnë për Milanin nga infermieria. Giroud dhe Brahim Diaz kanë filluar stërvitjet me pjesën tjetër të skaudrës dhe me shumë mundësi do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e kthimit kundër Tottenhamit në Champions League.

Kuqezinjtë kanë më shumë shanse për kualifikim pas suksesit minimal 1-0 në ndeshjen e parë. Giroud, ka qenë në dyshim për shkak të një gjendje gripale të rënduar.

Ndryshon situata për Brahim Diaz. Numri 10 i kuqezinjve, humbi ndeshjen në Firence për shkak të një dëmtimi në gju, tashmë mund ta nisë sfidën nga pankina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pioli pritet t’i besojë një fanellë titullari Krunic, ndërkohë që lajme të mira ka dhe nga Origi, i cili është stërvitur rregullisht me grupin pasi po kalonte gjithashtu gjendje gripale. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?