FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laporta: Ndarja me Messin ishte zgjedhja e vetme, Leo meriton gjithçka!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shpjeguar në një konferencë për shtyp arsyet pse nuk mund të arrihej një marrëveshje me Leo Messi-n për rinovimin e kontratës.

“Leo donte të qëndronte te Barça. Ne donim që ai të qëndronte. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka oferta të tjera, natyrisht. Pas gjithë këtij procesi, vjen një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’.

Duhet të analizosh dhe të shikosh numrat. La Liga ka rregulla dhe ne nuk mund t’i respektonim. Leo meriton gjithçka. Ai e ka treguar se e do Barcelonën. Ai i ka rrënjët në Barcelonë. Jam i trishtuar, por i bindur se kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelona-n”, deklaroi Laporta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?