Largimi i Maldinit dhe Massara-s, drejt dështimit 3 blerjet e planifikuara në merkato

MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 28: Ruben Loftus-Cheek of Chelsea during the Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on April 28, 2022 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Me largimin e Paolo Maldinit dhe Fredecick Massara, Milanit do t’i prishen planet në tregun e transferimeve. Sipas “Sportmediaset”, ditën e djeshme ishte planifikuar një takim me agjentin e Ruben Loftus-Cheek, por tashmë Milani duhet të presë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë kishin avancuar negociatat me Daichi Kamada të Eintracht Frankfurt. Duke qenë se mesfushori japonez ishte sugjeruar nga Maldini dhe Massara, transferimi i tij në Milano mbetet në dilemë.

Një tjetër lojtar që dyshja Maldini-Massara kishin piketuar në skuadrën e Milanit ishte Lois Openda. Me largimin e dy drejtuesve të klubit kuqezi, sulmuesi i Lens tashmë është shumë pranë transferimit te Leipzig në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?