Lautaro Martinez zbulon kapitenin e ri largimit të Handanovic
Lautaro Martinez do të jetë kapiteni i ri i Interit pas largimit të lojtarëve të tjerë pretendentë që mund të mbanin në krahë shiritin.
Ylli argjentinas është zgjedhur si lojtari që do të pasojë Samir Handanovic, i cili u largua nga Interi pas 11 sezonesh. Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Brozovic e Skriniar, por edhe këta të dy u larguan gjithashtu.
Tani Interi me anë të një postimi në rrjetet sociale, në stilin “Barbie” (filmi që është bërë i njohur në të gjithë botën) njofton se argjentinasi do të jetë kapiteni i ri zikaltër.
KOHA JONË SONDAZH

