Lazio befasohet nga Sampdoria në “frymën e fundit” (VIDEO)

Lazio ndalet në momentin e saj më të mirë. Pas fitores ndaj Interit, skuadra e Sarrit është frenuar në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Sampdorias.

Ciro Immobile zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të pas një asisti nga Milinkovic-Savic. Sampdoria e kërkoi me ngulm, barazimin që do të vinte vetëm në minutën e 92-të.

Rincon shërbeu në zonë për Gabbiadinin, i cili me një goditje të lehtë e dërgoi topin në cepin e portës. Me këtë barazim Lazio shkon në vendin e katërt me 8 pikë pas 4 javësh. Në sfidat e tjera Empoli barazoi 1-1 ndaj Veronës, ndërkohë që Udinese fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?