Lazio fiton miqësoren, Strakosha bën një pritje të jashtëzakonshme (VIDEO)
Thomas Strakosha i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Portieri i kombëtares sonë është bërë protagonist për Lazion në miqësoren e sotme të fituar 4-2 ndaj Paderbornit.
Në fillimin e fraksionit të dytë, Strakosha u kujdes për të bërë një mrekulli të vërtet pas një goditje nga këndi. Fillimisht vendasit goditën shtyllën dhe më pas njëri prej tyre e kishte shumë të thjeshtë për të shënuar nga një distancë shumë pranë portierit shqiptar, por ky i fundit me reflekse të jashtëzakonshme e priti.
Lojtarët e Paderbon nuk i besonin syve nga kjo mrekulli e Strakoshës, i cili tregon edhe njëherë që është një siguri më shumë në prapavijën e bardhekaltërve. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

