Lazio fiton ndaj Udineses, hedh një hap drejt kualifikimit në Champions (VIDEO)
Lazio ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Udineses, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në Champions League. Bardhekaltrit fituan 1-0 në tranfertë ndaj bardhezinjve.
Sfida u vendos nga një episod në pjesën e dytë. Immobile do të fitonte me zgjuarsi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë do të ishte vetë sulmuesi italian që do ta dërgonte topin në rrjetë.
Udinese provoi të barazonte, madje do të shënonte me Nesterovskin, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

