Lazio fiton pastër ndaj Veronës, shënojnë Immobile dhe Luis Alberto (VIDEO)
Lazio rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A, duke marrë një sukses të pastër 2-0 ndaj Veronës.
Immobile dhe Luis Alberto ishin autorët e golave për ekipin lacial, due i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme. Hysaj aktivizua në minutën e 76-të nga trajneri Sarrri, për të marrë më pas edhe një karton të verdhë.
Lazio me këtë fitore ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vendin e 6-të për momentin, por ekipi bardhakaltër ka bërë një nisje të sezonit mjaft të mirë, teksa ka mundur dhe Interin.
KOHA JONË SONDAZH

