Lazio gabon sërish, barazon në “frymën e fundit” ndaj Lecces (VIDEO)
Lazio vijon momentin delikat në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Lecces. Strefezza humbi penallti në minutën e 23-të për ekipin mik, ndërkohë që nga ana tjetër Lazio gjeti golin e avantazhit me Immobilen, i cili si gjithmonë bën detyrën në zonë.
Në fundin e pjesës së parë, Oudin barazoi rezultatin, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë do të ishte po ai që do të shënonte golin e fitores. Lazio provoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin, por hasi shumë vështirësi.
Në minutën e 5-të shtesë të duelit, Milinkovic-Savic shënoi me kokë golin e barazimit pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare. Lazio me këtë barazim shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë, 1 më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

