Lazio gjithnjë e më larg Europës, ndalet ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Fiorentina dhe Lazio nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në duelin e mbrëmjes së luajtur në Seria A. Në “Artemio Franchi”, të dyja skuadrat janë ndarë me rezultatin 1-1, duke mos i shërbyer asnjërës prej tyre që synojnë një vend në zonën europiane.
Sfida nisi me një gol shumë të bukur të shënuar nga Immobile në minutën e 23-të me një goditje të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi në trekëndësh.
Në fraksionin e dytë, Fiorentina gjeti golin e barazimit me të përhershmin, Luis Muriel, i cili devijoi topin në rrjetë me një prekje të lehtë në zonë në minutën e 61-të. Strakosha ishte në fushë për 90 minuta, duke u rikuperuar në kohë nga dëmtimi që kishte pësuar në derbin me Romën.
Lazio me këtë barazim mbetet në vendin e 8-të me 42 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërkohë që Fiorentina ruan vendin e 10-të me 37 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

