Lazio shkatërron Romën në derbi, Strakosha i pakalueshëm (VIDEO)
Lazio ka arritur një fitore të madhe në shifrat 3-0 ndaj Romës në derbin e kryeqytetit në Itali. Ndeshja ishte një spektakël më vete, me bardhekaltrit që arritën të shfrytëzonin mungesën e Manolas në mbrojtjen e rivalëve.
Ekipi i Inzaghi-t, zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12-të me Felipe Caicedo. Sulmuesi i bardhekaltërve mori një top të bukur nga Correa dhe me një finte shmangu portierin kundërshtar dhe më pas e shoqëroi topin në rrjetë.
Në minutën e 73-të, Correa fitoi një 11-metërsh, pasi u pengua brenda zonës nga Fazio. Nga pika e bardhë shkoi Ciro Immobile, i cili mposhti portierin Olsen. Ky ishte goli i 12-të në këtë sezon për sulmuesin italian në Seria A. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Cataldi realizoi golin e tretë për ekipin e tij, duke i dhënë një sukses që e mban në “valle” për vendin e katërt, pasi tashmë gjenden 3 pikë larg Romës. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

