Leao i ka thënë “po” Milanit, nesër pritet të firmos kontratën e re për 5 sezone

E ardhmja e Rafael Leo-s te Milani, varet vetëm nga një firmë që pritet të vijë shumë shpejt. Sipas prestigjiozes “Sportmediaset”, ylli portugez do të shkojë ditën e nesërme në Casa Milan për të nënshkruar rinovimin e kontratës.

Leao do të firmosë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Milanin deri në qershor të vitit 2028 me një rrogë prej 5 milionë euro. Klauzola e lirimit të 23-vjeçarit kap shumën e lartë prej 175 milionë euro.

Rinovimi i Leaos pritet të bëhet zyrtar nga klubi i Milanit të dielën në mbrëmje, pak çaste përpara përballjes me Juventusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?